Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.
Haradinaj ka thënë se këto janë ditët më të errëta në historinë e Kosovës.
Postimi:
Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën.
I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi.
Mgid