Hong Kongu u mbyll përpara tajfunit Ragasa të martën, tajfunit tropikal më të fuqishëm në botë këtë vit, teksa autoritetet u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi e shumica e fluturimeve duhej të pezulloheshin deri të enjten.
Intensiteti i tajfunit pritet të afrohet më shumë me bregdetin e Guangdongut dhe ndërsa ndikon në Hong Kong, Kinën kontinentale dhe Tajvan, pasi përfshiu Filipinet veriore të hënën, raportoi Reuters.
Qytetarët janë paralajmëruar për një përkeqësim të shpejtë të motit pasdite, me erëra të forta dhe shi të dendur që priten të shkaktojnë stuhi të fuqishme dhe ngritje të niveleve të detit.
Autoritetet kanë paralajmëruar për rritje të mundshme të nivelit të detit deri në 2 metra përgjatë bregdetit të Hong Kongut, dhe deri në 4 deri në 5 metra në disa zona, duke sjell rrezik të madh për përmbytje.
Në mënyrë të pazakontë, shumë biznese po shfrytëzojnë mundësinë për të tërhequr klientët, duke ofruar zbritje në produkte dhe shërbime.
Pas kalimit mbi Filipine, Ragasa ka humbur pak forcë, por është ende tajfun i fuqishëm dhe ka shkaktuar shqetësime të mëdha për bregdetin e Kinës. Në Guangdong, disa qytete si Shenzhen dhe Zhuhai kanë pezulluar punën, shkollat dhe shërbimet e transportit, duke paralajmëruar për ngritje të nivelit të detit dhe dallgë të mëdha.
Ky tajfun po përshkon rrugë të frikshme për disa nga qytetet më të populluara dhe më të zhvilluara të Azisë, duke sjellë shqetësim të madh për përmbytjet dhe shkatërrim që mund të shkaktohet.