Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Jori Delli, ka ndarë një histori shumë të dhimbshme personale gjatë intervistës së saj në “E Diell”.

Modelja tregoi se babai i saj ka kaluar një infarkt, ndërsa vetëm pak ditë më vonë edhe nëna e saj pësoi një aksident automobilistik.

“Ka pasur një infarkt, ka qenë në Vlorë dhe ka qenë një eksperiencë shumë e vështirë. Unë kam qenë në Itali. Për fat të madh ishte vëllai im atje. Unë mora avionin, por ishte një ditë e tmerrshme. U zura në aeroport, nuk më linin të udhëtoja. Kisha vetëm kartën e identitetit italiane pasi e kisha humbur pasaportën dhe karta ime ishte e grisur”, rrëfeu Jori me emocion.



Jori DelliFoto: YouTube

Ajo tregoi se u përball me shumë vështirësi për të arritur tek i ati, ndërsa nuk ngurroi të kritikojë gjendjen e spitaleve në Shqipëri.

“Pas katër orësh mbërrita. Nuk jam e lumtur për situatën shëndetësore në Shqipëri. Spitali i Vlorës ishte i tmerrshëm me atë çka përjetoi babai im. Kur shkoi në Tiranë ndihesha më e qetë”.

Megjithatë, edhe pse babai tashmë është më mirë dhe po mjekohet, familja u përball me një tjetër fatkeqësi.

“Fatkeqësisht pas dhjetë ditësh, nëna ime pësoi një aksident me makinë dhe aktualisht është në një spital në Itali”, tha Jori.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com