Një 40 vjeçar nga Shkupi po hetohet nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht prindërit, pasi këta të fundit nuk i dhanë para. Prokuroria propozoi paraburgimin e të dyshuarit.

“Ngjarja ndodhi në oborrin e familjes në rrugës “Sllavejko Arsov” më 21 shtator, kur i dyshuari fillimisht me ton të lart ka kërkuar para nga nëna dhe babai”, sqaroi Prokuroria.

Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale për lëndime të rënda trupore, vepër e dënueshme në bazë të nenit 130, paragrafi 2 dhe në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal.

Raportohet se babai është larguar menjëherë nga ngjarja, ndërsa djali filloi ta sulmon nënë, duke e tërheq për dore. Pas kësaj, nëna ka ik, ndërsa djali ka vazhduar të shkatërron gjërat që ishin në oborr.

Mgid