Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës – 8 Shtator, me ftesë të kryeparlamentarit Afrim Gashi.

Në fjalën e tij, Ibrahimi theksoi rëndësinë e bashkëjetesës dhe kontributit të të gjithë qytetarëve në ndërtimin e shtetit.

“Republika është shtëpia e të gjithë banorëve të saj. Në ndërtimin e saj kanë kontribuar të gjithë, dhe vazhdojnë të kontribuojnë!” – u shpreh ai.

Ibrahimi nënvizoi edhe rolin e mërgatës shqiptare, e cila vazhdon të japë mbështetje të drejtpërdrejtë përmes remitencave.

“Pjesë e rëndësishme e Republikës janë edhe mërgata jonë, e cila, pa marrë parasysh se fizikisht gjendet diku tjetër, përmes remitencave vazhdon që të kontribuojë në ndërtimin e spitaleve, shkollave, rrugëve e institucioneve të vendit.”

Ai përfundoi me thirrje për unitet dhe respekt të ndërsjellë:

“Ta ruajmë dhe ndërtojmë Republikën, duke respektuar njëri-tjetrin dhe duke u integruar në shoqëri.”

Mgid