Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija
Ibrahimi, mori pjesë në emisionin “Hajde flasim” në TV21.
Ibrahimi i pyetur se sa është reale që Alternativa të marr
kryeparlamentarin dhe zëvendës kryeministrin e parë, ka sqaruar se varet
kjo gjë nga parametrat se si krahasohen gjërat.
Ai ka sqaruar se kjo gjë është bërë në kuadrin e ekuilibrit brenda
VLEN-it.
“ Varet nga parametrat se si i krahasojmë gjërat. Realisht as për
Kryetarin e Kuvendit nuk ka qenë kërkesë e veçantë e Alternativës e as
për zëvendës kryeministrin e parë nuk ka qenë kërkesë e Alternativës.
Gjithnjë kjo është bërë në kuadrin e ekuilibrit brenda VLEN-it. Andaj,
siç mund të shtrohet pyetja sa është reale kjo, kjo pyetje mund të
shtrohet për çdo subjekt për numrin e deputetëve , për ministrat, për
kryetar të komunave, për këshilltar e për të tjerë ”, deklaroi Ibrahimi