Një shtetas italian është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Tepelenë.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Edoardo Sarchi, 44 vjeç. Ai ishte pronar i një fabrike tullash në Tiranë dhe banues në kryeqytet prej shumë vitesh.
Ngjarja ndodhi në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan” teksa 44-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me një automjet.
Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës në të cilën udhëtonte edhe 44vjeçari italian dhe ngriti dorën për ta ndaluar.
Në atë moment autori ka hapur zjarr me breshëri duke qëlluar shtetasin italian.
Mgid