Interi e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Zikaltrit triumfuan 0:2 në udhëtim ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit italian.

Lautaro Martinez kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e nëntë të ndeshjes.

Esposito dyfishoi epërsinë e Interit në minutën e 82-të, duke e vulosur fatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë.

Në anën tjetër, Cagliari mbetet i 10-ti me shtatë pikë të grumbulluara.

Mgid