Rezervat e uraniumit të pasuruar në 60 përqind të Iranit, një nivel i afërt me atë të nevojshëm për të prodhuar një bombë bërthamore, u rritën pak përpara se Izraeli të sulmonte objektet bërthamore të Republikës Islamike më 13 qershor, sipas një raporti konfidencial të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të cituar nga mediat amerikane.
Raporti i IAEA-s thotë se më 13 qershor, rezervat e uraniumit të pasuruar në 60 përqind në formën e heksafluoridit të uraniumit në Iran, i cili mund të pasurohet më tej në centrifuga, arritën në 440.9 kilogramë.
Sipas IAEA-s, kjo është e mjaftueshme për të bërë 10 bomba bërthamore, nëse uraniumi pasurohet më tej.
Mgid