Ish-ambasadori holandez në protestë në Hagë: Është ofendim i madh për NATO-n ta quash UÇK-në organizatë kriminale

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch tha se është “ofendim i madh për NATO-n” nëse e quan “UÇK-në organizatë kirimanale”.
Bosch, i cili shërbeu në Kosovë në kohën kur u themelua Gjykata Speciale në të cilën tash po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, mori pjesë në protestën e sotme që u mbajt në një park në Hagë afër gjykatës.
Ai tha se atëherë ishte udhëzuar nga Holanda që të bënte presion për themelimin e Gjykatës Speciale.
Bosch u tha protestuesve se nuk i pëlqente kjo ide “sepse më dukej e pakuptimtë që serbët të mos gjykoheshin nga kjo gjykatë, por e bëra punën time”.
“Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n sepse NATO-ja nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, tha ai, duke iu referuar akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për ish-krerët e UÇK-së.
Ish-ambasadori tha se “NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale”.