Instituti i Shëndetit Publik ka kryer një ekzaminim të jashtëzakonshëm në zonën e prekur, dhe të dielën (14.09.25) janë marrë mostra nga një ekip profesional ekspertësh të ISHP-së për analizë të radioaktivitetit në ujë, tokë dhe ajër, si dhe mostra për analizë të metaleve të rënda në tokë dhe ujë.
Gjatë ditës së djeshme (15.09.25), ISHP njoftoi se sipas rezultateve dhe analizave të kryera, në mostrat e marra nuk është konstatuar prani e radioaktivitetit në ajër dhe tokë, si dhe nuk është konstatuar prani e metaleve të rënda në ujë.
“Gjatë ditës së sotme (16.09.25), ISHP përfundoi analizat dhe ekzaminimet e mostrave për metalet e rënda në tokë, si dhe analizat për radioaktivitet në ujë.
Mgid