Policia e Shkupit ka zbardhur rastin e shtetasit turk M.A.O. (61), i cili dje (23.09.2025) rreth orës 16:40 u dërgua në Kompleksin Klinik “Nëna Tereza” me lëndime të rënda nga një person me automjet privat. Pas dorëzimit të të dëmtuarit në spital, personi iku me automjetin, ndërsa i lënduari ndërroi jetë pak më vonë.

Njësia për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup ndërmori masa të menjëhershme dhe gjeti automjetin “Honda Civic” si dhe H.M., personin që e dërgoi të dëmtuarin në spital. Janë kryer intervista dhe obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u konstatua se shtetasi turk kishte rënë nga lartësia teksa punonte në një objekt nën ndërtim në lagjen “Stopanski Dvor” në Shkup.

Rasti është raportuar te Inspektorati i Punës dhe Prokuroria Publike.

Mgid