Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet bullgare, gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare.

Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar.

Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024.

Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë pasaportë bullgare arrin në 216,594, duke e bërë vendin një nga kryesuesit në rajon për këtë fenomen.(INA

Mgid