Sot fillon viti i ri shkollor dhe në shkolla kthehet përsëri gëzimi i fëmijërisë, lumturia,
kurreshtja dhe atmosfera konkurruese. Të gjithë nxënësve dhe familjeve të tyre,
mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë u dëshiroj fillim të mbarë dhe shumë
suksese në ditët që vijnë. Jam e sigurt se secili mund të arrijë qëllimet e tij, të përmbushin
detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre me shëndet të mirë dhe përpjekje të mjaftueshme. Kjo është
porosia që ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e dërgoi me rastin e
fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026.
Ministrja së bashku me Kryeministrin Prof. Dr. Hristijan Mickoski dhe kryetarin e komunës
së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, vizituan Shkollën Fillore „Kiril Pejçinoviq", ku
nxënësve të klasës së parë u dhuruan çanta, uniforma dhe tekste të reja shkollore.
Janevska theksoi se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me
institucionet përgjegjëse dhe vetëqeverisjet lokale, janë përkujdesur që të sigurohen të gjitha
kushtet për fillim të mirë dhe mësim cilësor. Siç thеksoi ministrja, janë siguruar tekste
shkollore për të gjithë nxënësit dhe kjo më nuk do të jetë temë diskutimi.
Janë bërë investime të mëdha në infrastrukturë aty ku ishte e domosdoshme, gjithashtu njoftoi
se investimet në shkolla dhe salla sportive më të mira do të vazhdojnë në periudhën e
ardhshme. Fillon arsimi për inteligjencën artificiale. Është futur arsimi formal për nxënësit që
janë në trajtim më të gjatë spitalor, është rritur ndjeshëm numri i asistentëve arsimorë në
shkollat fillore, ndërsa për herë të parë është futur asistenca arsimore edhe në arsimin e
mesëm. Gjithashtu, është futur në përdorim edhe ditari i ri elektronik, i cili nuk do të pengojë
më punën e mësimdhënësve.
"Nxënësve u mbetet të mësojnë, të hulumtojnë, të bëjnë pyetje, të gjejnë dhe të krahasojnë
burime të njohurive dhe informacionit dhe sigurisht të ndërtojnë miqësi me bashkëmoshatarët
e tyre. Ndërsa për mësimdhënësit, të cilët janë shtylla e arsimit, së bashku me prindërit dhe
kujdestarët e nxënësve, mbetet të vazhdojnë t’u tregojnë rrugën drejt suksesit të brezave të
rinj dhe t'u mësojnë atyre vlerat e vërteta" tha ministrja, duke bërë thirrje për unitet në
ndërtimin e shkollave të mbushura me njohuri dhe respekt si dhe një mjedisi në të cilin të
rinjtë do të duan të qëndrojnë dhe të investojnë potencialin e tyre. Prandaj, sot në shkolla – po
ndërtohet e ardhmja e Maqedonisë.