Java Kulturore Kineze, artistët kinezë performojnë në Universitetin e Arteve në Tiranë

Koncert i artisteve te Operës dhe Baletit te Pekinit ne Universitetin e Arteve në Tiranë/Foto CMG

Java e kulturës kineze solli në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë shfaqjen e Operës dhe Vallëzimit kinez, “Ritme të hijshme në lëvizje”.

Koncert i artisteve të Operës dhe Baletit të Pekinit në Universitetin e Arteve në Tiranë/Foto CMG

Në skenë u ngjitën muzikantë, balerinë, aktorë të operës, artistë të make up-it, pjesë e trupave teatrore të operës Kunqu të Shangait, të trupës së Këngëve dhe Valleve të Hefeit dhe të Kompanisë Kulturore Orientale të Shangait, të cilët performuan bashkë me valltarët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë.

Koncert i artisteve te Operës dhe Baletit te Pekinit në Universitetin e Arteve në Tiranë/Foto CMG

Artistët shumëdimensionalë dhuruan në këtë koncert ritme të operës Kunqu, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, kërcime elegante dhe dinamike të balerinëve nga krahina të ndryshme të Kinës, në një atmosferë të miqësisë tradicionale ndërthurur me vallet e meloditë e trojeve shqiptare.

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Pang Chunxue – Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Lira Pipa/Foto Atsh

Veprimtaria u ndoq nga ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Lira Pipa, rektori i Universitetit të Arteve, prof. dr. Erald Bakalli, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, Spartak Nano, si dhe diplomatë, artistë dhe artdashës.

Ansambli Popullor shqiptar i Këngëve dhe Valleve në koncertin për Javën Kulturore Kineze në Universitetin e Arteve në Tiranë/Foto CMG

Nga data 22 deri më 26 shtator, Java e Kulturës Kineze, e organizuar nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell një program të pasur aktivitetesh në Tiranë dhe Elbasan, që synon të afrojë dy kulturat dhe të krijojë mundësi për shkëmbim dhe mirëkuptim mes popujve.

Aktivitetet e Javës Kulturore Kineze janë të hapura dhe pa pagesë për publikun.

Mgid