Juventusi barazon me Atalantan, Zhegrova me paraqitje të mirë
Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Atalantan në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Sulemana kaloi Atalantan në epërsi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nga Tudor dhanë frytet e saja, pasi Cabal arriti të barazonte rezultatin në minutën e 78-të.
Me inkuadrimin e Edon Zhegrovës në minutën e 64-të, pothuajse të gjitha aksionet e Juventusit u zhvendosën në krahun e djathtë, me Edon Zhegrovën që arriti të kërcënonte disa herë portën e mysafirëve, por pa sukses.
Kësisoj, Juventus mbete në vendin e dytë me 11 pikë, një më pak se Napoli që luan nesër kundër Milanit.
Në anën tjetër, Atalanta shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë.