Më 1 shtator 2025, në orën 08:30, në kryqëzimin e Kamjanit të Tetovës, policët e Stacionit për Siguri në Komunikacion Rrugor ndaluan një automjet tip Volkswagen Golf me targa të Shkupit, që drejtohej nga F.A. (52) nga Shkupi informon Tetovasot.
Gjatë kontrollit me radar, u konstatua se shoferi po lëvizte me shpejtësi prej 158 km/h, në një zonë ku kufiri i lejuar është 80 km/h.
Ai u privua nga liria dhe u shoqërua në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresë sipas nenit 297-a të Kodit Penal – drejtim i papërgjegjshëm i automjetit.TS