Napoli u mund 2-0 nga Manchester City mbrëmë në rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 21-të, pasi faulloi Erling Haaland-in jashtë zonës me një ndërhyrje të ashpër.

Që nga ai moment, skuadra e Antonio Contes luftoi me vendosmëri, por nuk arriti të ndalte makinerinë e Cityt, që në fund arriti të marrë fitoren.

Dy gola brenda dhjetë minutash, fillimisht nga Haaland e më pas nga Jeremy Doku, mjaftuan që gjigantët e Premier League të siguronin tre pikët.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Di Lorenzo kërkoi falje si bashkëlojtarëve, ashtu edhe tifozëve.

“Si kapiten, marr përgjegjësi,” shkruante ai, “më vjen keq që e kam komplikuar rikthimin tonë në Ligën e Kampionëve.”

“Jam krenar për shokët e mi që luftuan deri në minutën e fundit,” shtoi ai, “kemi edhe 7 ndeshje të tjera ku jam i bindur se do të tregojmë vlerën tonë. Forza Napoli.”

Skuadra e Contes do të përballet me Sporting më 1 tetor, përpara një udhëtimi ndaj PSV më 21 tetor. Më pas, napolitanët do të presin Frankfurtin dhe Qarabagun më 4 dhe 21 nëntor.

Ata do ta mbyllin fazën e grupeve me ndeshje kundër Benficas, Kopenhagenit dhe Chelseat.

Mgid