Kandidati i Koalicionit VLEN për Komunën e Tetovës, BiIall Kasami nën moton “Një zë për Tetovën”, e prezantoi platformën për komunën që synon ta udhëheqë në mandatin e dytë. Parimi i Kasamit, siç theksoi ai, është që qytetin ta çojë drejt standardeve të përhershme dhe jo zgjidhjeve të përkohshme. Platforma, siç tha Kasami, përmban plane të detajuara me projekte dhe masa konkrete për vazhdimin e zhvillimit në të gjitha fushata.
“Kjo nuk është thjeshtë një platformë parazgjedhore, por një dokument i bazuar në strategjitë e përpiluara nga ekspertë dhe institucione relevante. Tetova do të jetë komunë e hapur dhe transparente, me komunikim të rregullt me gazetarët, platformë online për ankesa dhe ide si dhe raporte pune gjashtëmujore për çdo sektor të komunës. Qytetari aplikon online, merr përgjigje pa radhë dhe ndjekë statusin e kërkesës me numë reference dhe afat përgjigje”, deklaroi Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.