Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm ndaj dy nxënësve në qytet, duke e dënuar ashpër ngjarjen dhe duke u uruar të lënduarve shërim të shpejtë.

“Dënimi moral nuk mjafton. Mbrëmë Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë reagoi shpejt dhe qartë, duke bërë të ditur se siguria e nxënësve është e paprekshme. Kushdo që e cenon atë, do të përballet me ligjin”, tha Kasami.

Ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të ndërmarrin masa serioze, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

Kasami theksoi se me raste të tilla nuk duhet të bëhet politikë dhe se nuk do të lejojë askënd të përdorë ngjarje të dhunshme për përfitime politike.

Mgid