Kemal Matoshi zgjidhet bartës i Listës për këshilltarë për Komunën e Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim

Të nderuar qytetarë të Komunës së Çairit,
Jam i nderuar dhe njëkohësisht ndjej përgjegjësi të madhe t’Ju njoftoj se sot jam përzgjedhur bartës i Listës për këshilltarë për Komunën e Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim.
Besimi që më është dhënë është amanet për mua, si dhe obligim që të punoj me përkushtim të plotë për interesin e qytetarëve tanë.
Çairi ka potencial të madh dhe meriton zhvillim të qëndrueshëm, qeverisje transparente dhe projekte konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të secilit qytetar. Së bashku me ekipin e kandidatit dhe kryetarit të ardhshëm të Çairit, dr. Bujar Osmani, do të angazhohemi që ta realizojmë këtë vizion dhe ta bëjmë Çairin një komunë të zhvilluar, të barabartë dhe me mirëqenie të lartë për të gjithë banorët e saj.
Një falënderim të veçantë e shpreh për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Intregrim, z.Ali Ahmeti, për mbështetjen e tij të vazhdueshme.
I Juaji dhe me shumë respekt,
Kemal Matoshi