Më 12.09.2025, në orën 10:00, në SPB Shkup është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Dimitrie Çupovski” në Shkup.
Në aksident është përfshirë një automjet “Renault” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.S. nga Shkupi, i cili ka goditur këmbësorin S.P. (44) nga Shkupi.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen në vendngjarje.TS
Mgid