Rasti i fundit me ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi, i cili po ushtron presion dhe kërcënime ndaj punonjësve të komunës së Terovës, është tregues i qartë i panikut dhe i një mentaliteti arkaik politik që ka sunduar Tetovën këto katër vite.

Unë i kuptoj dhe bashkëndjej me punonjësit e administratës komunale që kanë qenë nën shantazh, presion dhe frikë të vazhdueshme. Kjo është mënyra e atyre që pushtetin e shohin vetëm si mjet për kontroll e frikësim, duke shkelur dinjitetin dhe lirinë e profesionistëve që punojnë me nder.

Kjo praktikë do të marrë fund. Në komunën e Tetovës, punonjësit do të mbrohen, puna e ndershme do të vlerësohet, ndërsa kërcënuesit dhe abuzuesit e pushtetit do të përgjigjen para ligjit.

Tetova ka nevojë për administratë që punon pa presione dhe me përgjegjësi, jo nën trysninë e politikës së ngushtë e njerëzve të vegjël. Shumë shpejt, Tetova do të ketë një komunë ku sundon respekti, liria e shprehjes, e bindjeve të ndryshme dhe profesionalizmi.

Koha e frikës po mbaron, dhe një Tetovë e lirë dhe dinjitoze po vjen.

Mgid