Të dielën dhe të hënën, Kina e ShBA-ja zhvilluan bisedime ekonomike dhe tregtare në Madrid duke shënuar seancën e katërt të takimeve midis delegacioneve në tokën evropiane në katër muajt e fundit, pas armëpushimit tregtar të rënë dakord në Stokholm në korrik, i cili uli në mënyrë drastike tarifat reciproke . Në një konferencë shtypi pas bisedimeve, Li Chenggang ,zv mininistër i Tregëtisë së Kinës tha se në dy ditët e fundit, pala kineze dhe pala amerikane zbatuan aktivisht konsensusin e rëndësishëm të arritur gjatë bisedës telefonike mes dy liderëve shtetërorë, duke shfrytëzuar plotësisht mekanizmin e konsultimeve ekonomike dhe tregtare Kinë-ShBA. Palët patën komunikim të sinqertë, të thellë dhe konstruktiv mbi çështjet ekonomike e tregtare me interes të ndërsjellë, si “TikTok”-u, mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe konsultimeve të barabarta.
Në konferencë u theksua gjithashtu që të dy palët, në bazën e respektimit të plotë të vullnetit të ndërmarrjeve dhe rregullave të tregut, kanë arritur një konsensus të përgjithshëm për zgjidhjen e çështjes së “TikTok”-ut nëpërmjet delegimit të operimit të të dhënave dhe sigurimit të përmbajtjes së përdoruesve amerikanë në “TikTok”, si edhe autorizimit për përdorimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, si algoritmet. Qeveria kineze do të shqyrtojë dhe do të miratojë në përputhje me ligjin çështjet si eksporti i teknologjisë i përfshirë në “TikTok” dhe autorizimi për të drejtat e përdorimit të të drejtave të pronësisë intelektuale.
“Arsyeja përse Kina arriti konsensus me palën amerikane është që, pas vlerësimeve dhe gjykimeve nga pala jonë, arritëm në përfundimin që ky konsensus përshtatet me interesat e të dy vendeve,” u shpreh Li, duke shtuar që nëpërmjet diskutimeve mbi “TikTok”-un, të dy palët e kuptuan më tej rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme e të shëndetshme ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA. Të dy palët do të vazhdojnë të ruajnë lidhje të ngushta, të zhvillojnë konsultime mbi detajet e dokumenteve përkatëse dhe të zbatojnë procedurat e brendshme të miratimit.