Një aktivitet përkujtimor madhështor u zhvillua të mërkurën në Pekin në kuadrin e 80 vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore. Presidenti kinez Xi Jinping dhe 62 krerë shtetesh e qeverish dhe të organizatave ndërkombëtare morën pjesë në aktivitetin.
Kreu i shtetit i Kinës mbajti fjalimin tematik dhe kaloi në revistë trupat që marrin pjesë në përkujtimin e Ditës së Fitores.
Në paradën ushtarake që përbëhet nga 45 formacione, Kina shfaqi Grupin e Luftimit pa Njerëz.
Formacioni i luftimit tokësor pa njerëz mund të kryejë detyra të ndryshme, si zbulimi, sulmet, çmontimi dhe heqja e minave dhe bombave, si edhe ndihma ndaj skuadrave. Pajisjet pa pilot mund të vihen në veprim nga distanca dhe janë në gjendje të lëvizin në mënyrë të pavarur dhe të punojnë në mënyrë elastike në grupe. Me to, ushtria mund të kryejë operacione të koordinuara midis forcave të ndryshme me dhe pa njerëz.
Formacioni i luftimit detar pa pilot, duke përfshirë nëndetëse dhe batiskafë pa pilot, si edhe sisteme vendosjeje minash nënujore, është i aftë për vendosje të fshehur dhe bllokim, si dhe identifikim të pavarur të objektivave dhe për sulme në grup.
Armët në formacionin e luftimit ajror pa pilot përfshijnë dronë zbulimi dhe sulmi, aeroplanë me krahë pa pilot, aeroplanë dominimi ajror pa pilot dhe helikopterë pa pilot me bazë aeroplanmbajtëset. Duke mbuluar një gamë të gjerë hapësire, ato mund të sulmojnë në një mënyrë që është e vështirë të zbulohen dhe mund të koordinohen automatikisht me njëra-tjetrën, duke krijuar një model të ri të skenarit të luftimit ajror të orientuar drejt së ardhmes.
Mgid