Sipas anketës së “Market Vision”, agjenci e afërt me VMRO-DPMNE-në, partneri i saj aktual në koalicion, VLEN, do të humbasë me rezultat 2:1 në zgjedhje nga BDI. Në anketën më të re, qartë konfirmohet epërsia e koalicionit AKI të udhëhequr nga BDI-ja. Sipas të dhënave, BDI gëzon mbështetje prej 6,0%, që paraqet pothuajse dyfish më shumë se secila nga partitë individuale në koalicionin VLEN – Alternativa (1,4%), Lëvizja Demokratike (1,6%) dhe Besa (1,6%).
Këto shifra edhe njëherë e dëshmojnë pozitën stabile dhe udhëheqëse të BDI-së mes partive shqiptare, me një përparësi të qartë dhe të pakontestueshme ndaj konkurrencës.
Në veçanti, sipas anketës, në pyetjen “Për cilën parti politike do të votonit në zgjedhjet e ardhshme lokale?”, 22,9% e të anketuarve janë deklaruar për VMRO-DPMNE, LSDM ka marrë 5,9% mbështetje, BDI 6,0%, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela) 0,7%, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari) 1,2%, E Majta 3,3%, ZNAM 1,8%, VLEN – Alternativa 1,4%, VLEN – Lëvizja Demokratike 1,6%, VLEN – BESA 1,6%.
Njëkohësisht, mbështetja prej 1,2% për krahun e Arben Taravarit në Aleancën për Shqiptarët e forcon edhe më shumë pozitën e BDI-së si e vetmja forcë reale dhe opsion fitues në zgjedhjet e ardhshme.