Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Turqisë, në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare është duke u zhvilluar trajnimi “Kërkim-Shpëtim Urban i Avancuar”, me pjesëmarrjen e trupave nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë dhe FSK-së.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në këtë trajnim shtjellohen tema që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe aftësimin e kursantëve për reagim në katastrofa natyrore dhe njerëzore, si: planifikim, zhvillimin e detyrave individuale si kërkues-shpëtues në një katastrofë urbane, puna ekipore në operacione të shpëtimit përdorimi i pajisjeve adekuate, aplikimi i pajandrimeve, dhënia e ndihmës se parë në katastrofa urbane etj.

“Ky trajnim është vazhdimësi e bashkëpunimeve të rëndësishme drejt rritjes së kapaciteteve për reagim në situata emergjente urbane dhe forcon ndërveprimin ndërmjet tri vendeve. Shqipëri, Turqi, Kosovë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

FSK trajnime

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com