Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll i ka nisur me barazim kualifikimet për Kampionatin Evropian që në vitin 2027 mbahet në Shqipëri e Serbi.

Shpresat e Kosovës të premten mbrëma luajtën pa gola në udhëtim ndaj Rumanisë. Ndeshja u zhvillua në Iasi të Rumanisë.

Në fakt lojtarët e Kosovës U21 kanë krijuar dukshëm më tepër se vendasit.

Sipas të dhënave zyrtare, Kosova i kishte plot 15 raste, ndërsa Rumania nëntë. Goditje që shkuan në kornizë të portës Kosova i kishte katër e Rumania tri. Lojtarët e Kosovës i kishin edhe tetë goditje të pasakta dhe tri të bllokuara. Madje kanë goditur shtyllën.

Menjëherë të martën nga ora 19:00, Kosova U21 luan me favoriten e grupit Spanjën. Ajo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në Grupin A janë edhe Finlanda, Qipro e San Marino.

Mgid