Kostadinovski: Vendimi i KSHZ-së që të shkojë me dy nënshkrime, i cili nuk paraqet kufizim, faktikisht paraqet edhe impelentim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese kishte debat të frytshëm, konstruktiv dhe në momente të caktuara debat të ashpër në pikëpamje të lëndës së Rregullores së KSHZ-së dhe konkuzioni i shumicës së gjykatësve është se nuk do të ngritë procedurë për kushtetueshmërinë dhe legjitimitetin, informoi kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, duke sqaruar se vlerësimi i shumicës së gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese është se Rregullorja e KSH-së ka bazë kushtetuese dhe bazë ligjore dhe do të thotë harmonizim të plotë gjegjësisht respektim të vendimit të tyre.
Vendimi i KSHZ-së që të shkojë me dy nënshkrime, e cila nuk paraqet kufizim, sipas Kostadinovskit, faktikisht paraqet edhe implementim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Do të ishte një shkelje e madhe dhe shumë serioze e Kushtetutës dhe mungesë respekti për vendimin tonë nëse KSHZ-ja nuk do të kishte vepruar në këtë mënyrë. Imagjinoni sikur qytetarët e pavarur të mos kishin të drejtë, nëse nuk do të kishte kritere me të cilat do të merrnin pjesë në procesin zgjedhor. Kjo do të thoshte një shkelje brutale e vendimit tonë, Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Për këto arsye, shumica e gjyqtarëve vendosën të mos fillonin procedura”, shpjegoi Kostadinovski.
Argumentet kyçe të shumicës së gjyqtarëve, theksoi Kostadinovski në konferencën për shtyp pas seancës së sotme, janë se Kodi Zgjedhor, me boshllëkun ligjor të krijuar nga vendimi ynë, nuk e rregullon çështjen e kriterit për nënshkrimet e kërkuara, por dispozitat në vetë Kodin Zgjedhor vazhdojnë të jenë në fuqi sipas të cilave nënshkrimet e votuesve në procedurën e kandidimit mblidhen në një mënyrë dhe në një procedurë të rregulluar nga KSHZ-ja me rregullat e veta.
“Prandaj, vendimi i KSHZ-së për të paraqitur një listë të propozuar kandidatësh që duhet të konfirmohet me një dokument të vlefshëm personal me të paktën dy votues është pjesë integrale e procedurës së kandidimit, e cila është edhe objekt i rregullores së kontestuar dhe nuk paraqet kusht kufizues”, theksoi Kostadinovski.
KSHZ-ja, theksoi Kostadinovski ka bazë juridike dhe ajo ka qenë e detyruar të miratojë një rregullore të këtillë.
Detyra e KSHZ-së që ta miratojë këtë rregullore bazohet jo vetëm në dispozitat e Kodit zgjedhor, por edhe drejtpërdrejt në dispozitat kushtetuese. Kushtetuta jepe garanci serioze për të drejtën zgjedhore aktive dhe pasive, në mundësinë që secili të marrë pjesë në procesin politik dhe sidomos është me rëndësi vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, sqaroi Kostadinovski.
Që ta marrë këtë vendim, theksoi Kostadinovski, Gjykata Kushtetuese e ka interpretuar edhe vendosjen, gjegjësisht mosvendosjen e ligjvënësit.
Me këtë vendim, sipas Kostadinovskit, Gjykata Kushtetuese dërgpom mesazh edhe deri te ligjvënësit dhe deri te të gjitha organet tjera kushtetuese si i analizon, interpreton dhe si vepron kur paraqiten hapërisa boshe.