Kreu i kuvendit Afrim Gashi caktoi për nesër seancë të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së agjencive të sigurisë. Kërkesa erdhi nga deputetët e pushtetit por edhe opozitës të cilët kërkojnë që të hynë në Agjencinë për Siguri Kombëtare ku gjenden dokumentet lidhur me përgjimet joligjore nga viti 2019-2025 të cilat së fundmi i zbardhi kreu i këtij institucioni Bojan Hristovski.

Seancën e Komisionit do ta udhëheq deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska, pasi kreu i tij Seknder Rexhepi ditë më parë theksoi se nuk ka mundësi të thërrasë seanca pasi nuk posedon certifikatë sigurie.

Mgid