Me rastin e fillimit të ri të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot vizitoi shkollën fillore “Lirija” në fshatin Raven të Gostivarit dhe shkollën fillore “Bashkimi”, ku ndau dhurata për nxënësit e klasës së parë dhe përcolli urime për një vit të mbarë shkollor, me theks të veçantë për gjeneratën e re.

Kryetari Limani po ashtu përmendi edhe investimet në shkolla, kurse projekti i paneleve fotovoltaike vazhdon në çdo shkollë në Gostivar me qëllim të uljes së shpenzimeve dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ndryshe, për Komunën e Gostivarit arsimi mbetet prioritet për arsye se investimi në arsim është investim në ardhmëri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume