Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet lokale është 1.832.415 votues. Nga këta votues në ekstraktet e Listave zgjedhore janë regjistruar 1.717.803 votues, informoi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Boris Kondarko në seancën e 138-të të KSHZ-së.

Kondarko kumtoi se sipas evidencës së organeve kompetente të drejtë vote kanë gjithsej 112.000 votues të cilët janë në punë të përkohshme ose qëndrim në vendet e huaja, 2.162 votues të cilët janë në vuajtje të dënimit me burg ose në paraburgim dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve.

“Në ekstraktin e posaçëm të Listës së votuesve, për personat të cilët sipas evidencës së organit kompetent janë në punë të përkohshme ose qëndrim në vendet e huaja janë regjistruar në gjithsej 112.000 votues. Në ekstraktin e veçantë të Listës së votuesve për personat të cilët gjatë zgjedhjeve janë në vuajtje të dënimit me burg ose në paraburgim janë regjistruar gjithsej 2.162 votues. Në ekstraktin e posaçëm të listës së votimit për personat të cilët gjenden në institucione për kujdes jo familjar ndërsa të cilët kanë dorëzuar kërkesë për votim, sipas parimit të regjistrimit aktiv në institucion në të cilin janë akomoduar gjtihsej 450 votues”, njoftoi Kondarko.

Në seancë u miratua unanimisht vendimi për finalizimin e Listës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat do të mbahen më 19 tetor 2025.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve finalizon Listën e votimit për zgjedhjet për këshilltarë të komunave dhe Këshillin e Qytetit të Shkupit, si dhe për kryetarë komunash dhe kryetar të Qytetit të Shkupit, të cilat do të mbahen më 19 tetor të vitit 2025. Qytetarët nënshkruajnë një listë të vetme votuesish dhe votojnë në zgjedhjet lokale. Pra, ka një listë votuesish në qendrat e votimit për zgjedhjet lokale”, tha Kondarko.

Siç u sqarua nga anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov, në shtet janë konstatuar 3.480 vendvotime, prej të cilave në 132 vendvotime janë nënshkruar më pak se dhjetë votues. Votimi për ta, do të mbahet në vendvotimin më të afërt.

“Në propozim udhëzim, në mënyrë taksative janë cekur të gjitha Komisionet komunale zgjedhore dhe të gjitha vendvotimet në të cilat janë regjistruar më pak se dhjetë votues, ku nuk do të votohet në atë vendvotim, por në vendvotimet e cekura votimin do ta mbajë këshilli më i afërt nga vendvotimi më i afërt i vendvotimit të cekur. Komisionet komunale zgjedhore nuk do të dërgojnë këshilla votues dhe votuesit e njejtë do ta realizojnë të drejtën e votës në vendvotimin më të afërt me mbi dhjetë votues të regjistruar”, tha Ristov.

I angazhoi Komisionet komunale zgjedhore në koordinim me njësitë rajonale dhe zyrat rajonale të KSHZ-së të ndërmarrin veprime për njoftim të votuesve të atyre vendvotimeve ku janë regjistruar më pak se dhjetë votues.

Në mbledhje, gjithashtu, u cek se deri më tani në KSHZ ishin parashtruar katër kërkesa për vëzhgim të zgjedhjeve dhe atë nga Qendra për zhvillim, reforma dhe trajnim për sistemet zgjedhore – Gjeorgji, nga Ambasada e Republikës së Sllovakisë në vend, Komisioni qendror zgjedhor i Ukrainës dhe Shoqata Instituti për hulumtim he analitikë të politika Romalitiko – Shkup.

Mgid