Sot bot bëhen 18 vite nga rrahja e protestuesve shqiptar para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ata protestuan për shkak të legjitimiteti dhe hyerjes në Qeveri nga ata që humbën zgjedhjet pra PDSH-ja.

Muhamet Ameti, një nga protestuesit e lënduar dhe arrestuar nga policia maqedonase më 25 shtator 2007, ka kujtuar ngjarjet e para 18 viteve, duke rikthyer në vëmendje një moment kyç të qëndresës shqiptare në Maqedoni.

Në postimin e tij, Ameti thekson se protesta e shqiptarëve kundër qeverisë së formuar në vitin 2006, që kishte anashkaluar përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve, nuk ishte vetëm një reagim ndaj një padrejtësie politike, por një “zgjim i ndërgjegjes”.

“Unë, së bashku me Selam A., Muharem A. dhe Mexhit A., u lënduam gjatë asaj proteste,” shkruan Ameti, duke kujtuar dhunën policore me të cilën u përballën protestuesit në Shkup. “Qeveria… mundi të mbijetojë vetëm 18 muaj. Vullneti i shqiptarëve u shtyp, por nuk u shua dhe ngadhënjeu.”

Sipas tij, protesta e 25 shtatorit 2007 ishte një moment historik për dinjitetin dhe krenarinë shqiptare në Maqedoni.

“Kjo nuk ishte thjesht protestë. Ishte për krenari, për drejtësi, për të thënë ‘mjaft’ me qetësi dhe forcë.”

Në fund të postimit të tij, Ameti lëshon një mesazh të qartë për çdo qeveri të ardhshme:

“Kushdo që merr përgjegjësinë, qoftë mandatari apo kryeministri, duhet ta dijë mirë: shqiptarët nuk janë as dorë e dytë, as numër për dekor.”

Mgid