Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një vizite në qytetin e Vushtrrisë është pritur me brohoritje “Thaçi, Thaçi”.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas një videoje të publikuar nga faqja Vushtrria Online, teksa Kurti po ecte nëpër qytet, disa qytetarë nisën të brohorasin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë, ka transmetuar Reporteri.

Pas këtyre thirrjeve, mbështetësit e Kurtit reaguan duke brohoritur “Albini, Albini”. Gjithashtu në video dëgjohen edhe fyerje ndaj atyre që brohoritën për Thaçin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com