Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është ‘lajmëruar’ në rrjetet sociale para ndeshjes Zvicër – Kosovë.

Ai e ka shprehur përkrahjen e tij ndaj kombëtares dardane, me më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes.

Ylli i ri i Juventusit ka shkruar në Insta Story “Forca Kosova”, me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe në prapavijë me flamurin e Kosovës.

Zhegrova ndonëse u ftua nga Kosova për ndeshjet e shtatorit, ai u largua prej listës.

Selektori i kombëtares dardane, Franco Foda dhe zëvendes-drejtori i komëbtares, Samir Ujkani kanë thënë se ai u lirua nga grumbullimi shkaku i transferimit te Juventusi.

Zhegrova e kompletoi transferimin në Itali nga Lille, për një shumë rreth 20 milionë euro.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume