LD-ja – parti vetëm për familjen e Izet Mexhitit? Baxhanaku në Tetovë, daja në MEPSO, kushëriri në NomaGas, vajza e dajës në Çerdhe dhe kushërira në Lotarinë Shtetërore (VIDEO)

Nepotizimi vazhdon të jetë një nga problemet më të thekësuara në çdo parti politike. Së fundmi ministri i Ekologjisë dhe një herit kandidat për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti është kritikuar nga opozita shqiptare se ai ka punësuar të gjithë familjarët e tij.
Djali i dajës Burim Latifi drejtor në MEPSO, Besim Koka, dhëndër i dajës shef Shtabi, vajza e dajës – shefe në çerdhen Borëbardha! Muhamed Elmazi, kushërir- drejtor në Nomagas dhe kandidat për Komunën e Sarajit, ish drejtor i Spitalit të Tetovës baxhanak i Izet Mexhitit si dhe shumë punësime në Llotarinë Shtetërore të Maqedonisë.
Në lidhje me këto punësime familjare, Mexhiti nuk i komentoi, por tha se BDI është ajo që ka të instaluara familjarizëm si Soravia.
“E para nëse shkojmë në bazë të asaj se baxhanaku në Tetovë, unë ashtu kam familje edhe në ASH edhe në BDI. Sepse këtu jemi 500 – 600 mijë shqiptarë dhe ndonjë lidhje do të gjejmë. Por për familjarizëm dhe për keqpërdorim të pushtetit e njohim pushtetin e kalum. Soravia nuk i kemi ne, Soravian i kanë ato tjerët” u shpreh Mexhiti.
Nga ana tjetër, vlen të thekësohet se në anketat e fundit të agjencisë Rejting, Bujar Osmani ishte në epërësi ndaj Izet Mexhitit me 8%./TS/