Partia “E Majta” ka zgjedhur ta fillojë fushatën me një aksion gueril me gojë të mbyllur para Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audi-Vizuele, duke shprehur pakënaqësi me vendimin e sjellë së bashku me KShZ-në, që ka të bëjë me financimin e fushatës zgjedhore. Sipas tyre, kjo është censurë klasike.

“Kjo është censurë klasike politike, për çka ne jemi dëshmitarë. Na është shkurtuar plotësisht reklamimi politik dhe financimi për këtë fushatë. Ky është presedan i përmasave të papara. Demokracia jonë pluraliste deri tani nuk mban mend diçka të tillë. Kjo nuk është vetëm sulm për të Majtën, kjo është sulm edhe për demokracinë në tërësi. Nga ana jonë tanimë janë parashtruar disa padi. Është parashtruar padi për agjencinë.”, – deklaroi Aleksandar Simonov nga “E Majta”.

Po ashtu padi është parashtruar edhe për KShZ-në dhe do të ketë edhe padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Edhe kreu i partisë e Majta, Dimitar Apasiev, u ankua për çështjen e reklamimit.

“Që skandali të jetë edhe më i madh, jo vetëm që na janë ndaluar paratë shtetërore që na takojnë me ligj, por edhe sikur të kemi paratë tona, ne nuk do të mund të reklamohemi, sepse me mospërfshirjen në katër pakot ligjore, ne jemi anashkaluar sikur të mos ekzistojmë në skenën politike. Kjo është pasojë direkte dhe njoftim direkt nga kryeministri nëpërmjet Zoran Trajçevskit, drejtor i përhershëm i Agjencisë për Shërbime Mediale.”, – theksoi Dimitar Apasievi nga “E Majta”.

Nga “E Majta” thonë se aktivitetet e tyre parazgjedhore të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunalë do t’i publikojnë në rrjetet sociale.

Mgid