Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale (MEMBM) thekson transaprencën dhe
përfshirjen si parime themelore në përgatitjen e Ligjit të ri për Minierat. Që në fazën e hershme,
ligji u publikua në mënyrë publike në platformën ENER me qëllim që të jetë i qasshëm për
shqyrtim dhe analizë nga të gjitha palët e interesuara, dhe debati publik rezultoi me pjesëmarrje
jashtëzakonisht të madhe.
Publiku pati mundësin që për një periudhë prej 30 ditësh të shqyrtojë tekstin fillestar të Ligjit për
Minierat, i cili ishte i publikuar në mënyrë publike në platformën ENER.Shqyrtimi publik zgjati
deri më 28 gusht 2025, dhe gjatë kësaj periudhe arritën shum mendime, propozime dhe vërejtje
nga kompani, institucione, ekspertë, dhe shoqëria civile.
„Debati publik na dha rekomandime dhe vërejtje shumë të vlefshme për draft-ligjin. Paralelisht
po fillojmë fazën tjetër të harmonizimit të propozimit ligjor. Po shqyrtojmë të gjitha propozimet
dhe vërejtjet e dërguara dhe do të organizojmë takime pune me ata që janë deklaruar për tekstin e
propozuar. Qëllimi ynë është të kemi një zgjidhje ligjore të harmonizuar, të qartë dhe të
zbatueshme që do të sigurojë mbrojtje të mjedisit jetësor, siguri të lartë në punë dhe një kornizë të
parashikueshme për investime ,”deklaroi ministrija e energjisë, minierave dhe burimeve minerale,
Sanja Bozhinovska.
Me këtë, Ministria dhe një herë konfirmon se është e hapur për dialog, bashkpunim dhe krijim të
përbashkët të zgjidhjeve ligjore, me një qëllim të vetëm – një kornizë moderne dhe e drejtë për
industrinë minerare në Maqedoni.
Ministria mbetet e përkushtuar që përgatitja e ligjit të udhëhiqet sipas standardeve më të larta
evropiane, me qëllim të krijimit të një kuadri modern dhe të qëndrueshëm për zhvillimin e
industrisë minerare.
Ligjji përfundimtar do të mundësoj:
 shfrytëzim dhe përpunim të qëndrueshëm të burimeve minerale sipas standardeve të larta,
 kontroll dhe transparencë të përforcuar në të gjitha proceset,
 masa të detyrueshme për rikultivim dhe mbrojtje të komuniteteve lokale,
 rregullativë të qartë dhe të drejtë për të gjithë pjesëmarrësit në sektor.

Ministria thekson se insiston në zbatimin strikt të rregullave dhe tolerancë zero ndaj shkeljeve, në
interes të sigurisë, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mirëqenies së komuniteteve lokale.