Komuna e Gostivarit ka filluar punimet për rekonstruksionin dhe ndërtimin e 6 terreneve sportive nga te cilët 4 janë terene sportive, nje park me teren sportiv dhe nje kend lojrash sportiv, në vendbanime të ndryshme të qytetit, duke e bërë sportin më afër të rinjve dhe komunitetit tonë.

Nga këto, 3 terrene ekzistuese do të rinovohen dhe do të pajisen me mjete moderne dhe shtresë tartani, ndërsa 3 terrene të reja do të ndërtohen nga e para, sipas standardeve më të larta bashkëkohore për siguri, cilësi dhe funksionalitet.

Ky investim është pjesë e vizionit të Komunës së Gostivarit për të ndërtuar një rrjet të plotë të infrastrukturës sportive, ku çdo lagje dhe çdo vendbanim të ketë terrenin e vet sportiv.

Punimet përfshijnë lokacione strategjike, duke përfshirë: Shkollën e Mesme të Mjekësisë, Shkollën e Mesme Teknike, zonën pranë Stacionit të Autobusëve, lagjen Maleardi, hapësirën te Amfiteatri dhe shëtitoren përgjatë lumit Vardar.

Këto projekte nuk janë vetëm ndërtim terrenesh, por janë ndërtim i mundësive: për të rinjtë që duan të garojnë dhe të zhvillohen, për familjet që duan më shumë hapësira rekreative dhe për një komunitet që rritet më i shëndetshëm dhe më i bashkuar.

“Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë hapësira ku të rinjtë tanë të kalojnë kohë cilësore, të merren me sport dhe të rriten të shëndetshëm. Këto investime janë investime për të ardhmen e gjeneratave tona,” – thekson Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Mgid