Liverpool ka nisur furishëm përballjen ndaj Atletico Madridit, duke shënuar dy gola brenda pak minutash dhe duke e marrë lojën në kontroll që në fillim.
Goli i parë erdhi pas një aksioni të shkëlqyer të Mohamed Salah, i cili ekzekutoi një goditje dënimi mjaft të rrezikshme. Topi u devijua nga mbrojtja, ndërsa Andrew Robertson u gjend në vendin e duhur për të shtyrë sferën në rrjetën e portierit Jan Oblak, duke i dhënë epërsinë “të kuqve”.
Vetëm dy minuta më vonë, Liverpooli shënoi sërish. Mesfushori Ryan Gravenberch dhuroi një pasim të artë për Salah, i cili brenda zonës nuk gaboi dhe mposhti sërish Oblakun, duke e dyfishuar rezultatin.
Me këtë ritëm të lartë dhe me një Salah në super formë, skuadra e Arne Slott po e dominon takimin, ndërsa ndeshja sapo ka hyrë në minutën e 20-të.
Tifozët në “Anfield” janë në festë, teksa egjiptiani po konfirmon edhe një herë statusin e tij si lider i padiskutueshëm i skuadrës.