“Asnjë ofensivë, asnjë përpjekje për aneksim apo transferim të popullsisë nuk do ta ndalojë procesin që filluam me princin e kurorës dhe të cilit tashmë i janë bashkuar partnerë të shumtë”, tha Macron pas bisedimeve me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, raporton Le Monde .
Ai gjithashtu dënoi vendimin e SHBA-së për të mos u lëshuar viza përfaqësuesve palestinezë për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e quajtur atë “të papranueshëm”.
“Ne apelojmë që masa të anulohet dhe që përfaqësimi palestinez të lejohet në përputhje me marrëveshjen e selisë së OKB-së”, shtoi presidenti francez.
Mgid