Kryetari i ZNAM , Maksim Dimitrievski, është zyrtarisht kandidat për një mandat të ri si kryetar i Komunës së Kumanovës. Ndërkohë, për Komunën e Qendrës, partia ka propozuar Miroslav Labudoviq, zëvendësministër për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë ekzekutive dhe qendrore, është vendosur që ZNAM të garojë vetë në zgjedhjet lokale të ardhshme, me lista këshilltarësh në më shumë se 50 komuna.

“Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë hap një kapitull të ri në veprimtarinë politike. Përfaqësuesit tanë në pushtetin lokal kanë treguar se si menaxhohen komunat në mënyrë të përgjegjshme,” tha zëdhënësi i ZNAM, Nikola Memov.

Mgid