Superliga e Kosovës vazhdoi sot me xhiron e katërt në edicionin e ri.
Katër ndeshje janë zhvilluar nga ora 15:00, me të katër ndeshjet që tashmë janë mbyllur dhe janë mësuar rezultatet përfundimtare.
Dukagjini i Ismet Munishi i ka bërë konak Ferizajt në Klinë, me vendasit që kanë fituar ndeshjen me rezultat minimal prej 2-0.
Golin e parë për nikoqirët e shënoi Iljasa Zulfiju, teksa të dytin e shënoi Egzon Sinani.
Fitore minimale arriti edhe ekipi i promovuar këtë sezon në elitë, Prishtina e Re.
Prishtina e Re fitoi me rezultat prej 1-0 po ashtu ndaj Llapit. Golin për Prishtinën e Re e shënoi Toni Gomes në minutën e 13-të.
Befasia e ditës ndodhi në Gjilan. Malisheva e mposhti Gjilanin me shifrat prej 3-1 si mysafire, pas një starti katastrofal të sezonit.
Edhe Ballkani arriti fitore – të dytën radhazi – pasi e mposhti Drenicën në Suharekë.
Ballkani fitoi 3-0 me tregolëshin e shënuar nga Valentin Serebe.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” nga ora 20:15 mes Prishtinës dhe Dritës, për derbin e kësaj xhiroje.
Prishtina deri më tani ka dy fitore dhe një humbje në tri xhirot e para, teksa Drita i ka vetëm dy ndeshje të zhvilluara. Njërën e ka humbur nga Ferizaj, teksa tjetrën barazoi 1-1 me Llapin në Podujevë.
Tabelës së klasifikimit momentalisht i prin Dukagjini me nëntë pikë, teksa Ballkani është i dyti me tetë pikë. Prishtina e Re është e treta me gjashtë pikë.