SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër D.B. (36) nga Manastiri, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Sipas raportit zyrtar, më 07 dhjetor 2024, në hyrje të Tregut të Qytetit në Manastir, nëpunësit policorë kanë kapur të denoncuarin duke shitur mjete piroteknike, të cilat iu konfiskuan.
Policia njofton se po kryhen masa shtesë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Mgid