Ministria e Arsimit dhe Shkencës u uron një vit të suksesshëm shkollor të gjithë
mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, nxënësve dhe familjeve të tyre. Me
shëndet të mirë dhe përkushtim të fortë ndaj mësimit dhe punës, të realizojnë detyrimet dhe
synimet e tyre personale.
Inkurajojmë nxënësit që me kureshtje të ecin në rrugën e dijes, e cila është mjeti më i
fuqishëm për sukses që secili mund ta marrë me vete gjatë jetës. Të jenë këmbëngulës në
përballimin e sfidave dhe t'i shohin ato si mundësi të reja për rritje personale dhe prosperitet.
Mësimdhënësve dhe të gjithë punonjësve në shkolla u shprehim mirënjohje dhe respekt të
sinqertë. Ata janë shtylla e arsimit dhe së bashku me prindërit/kujdestarët, duhet të vazhdojnë
t’u tregojnë rrugën drejt suksesit brezave të rinj.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të angazhohet për arsim cilësor,
bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë. Bashkëpunimi dhe mbështetja janë të
nevojshme. Bëjmë thirrje për unitet në ndërtimin e shkollave të mbushura me dije dhe
respekt, në krijimin e mjedisit ku të rinjtë do të dëshirojnë të qëndrojnë dhe ta investojnë
potencialin e tyre.
Suksese të gjithëve!