Mbështetje e fuqishme në Fushë Tophanë – Bujar Osmani: Shpresa është bërë realitet, Çairi po zgjohet

Një takim i ngrohtë me banorët e Fushë Tophanës shënoi një tjetër moment të rëndësishëm për Lëvizjen për Çairin e ri, ku qytetarët shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) Bujar Osmani dhe vizionit të tij për ndryshimin e shumëpritur në komunën e Çairit.
Duke vlerësuar pjesëmarrjen masive dhe energjinë e banorëve, Osmani theksoi se qytetarët e zakonshëm janë bërë forca kryesore e kësaj Lëvizjeje, duke e kthyer shpresën në një realitet të prekshëm.
“Ky takim na dëshmon edhe një herë se qytetarët e Çairit janë pro Lëvizjes për Çairin e ri. Energjia dhe entuziazmi i tyre janë dëshmi se ndryshimi po ndodh,” – tha Bujar Osmani në fjalën e tij para banorëve.
Ai shtoi se Lëvizja për Çairin e ri nuk është thjesht një iniciativë politike, por është zëri i popullit, një frymë bashkimi dhe vendosmërie për ta kthyer komunën në vendin që qytetarët e saj e meritojnë.
Ky takim është një tjetër dëshmi e rritjes së besimit qytetar dhe e konsolidimit të një fronti të gjerë për ndryshim nën moton #besëlidhja dhe me përkushtim të palëkundur për një të ardhme më të mirë.