Mbi 15 përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut u prodhua nga panelet solare dhe turbinat e erës

Në Maqedoninë e Veriut është prodhuar më shumë energji elektrike sesa është harxhuar, ndërkohë rreth 15 përqind e energjisë elektrike është prodhuar nga panelet solare dhe turbinat e erës.
“Energjia elektrike e prodhuar në korrik të vitit 2025 është më e madhe se energjia elektrike e konsumuar, respektivisht, totali i energjisë elektrike bruto e prodhuar është 458 478 MWh, që është 8.8% më shumë se konsumi bruto i brendshëm i energjisë elektrike”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Maqedonia e Veriut 40 përqind të energjisë elektrike e ka prodhuar në termocentrale, 26 përqind të bimët e kombinuara, 17.5 përqind te hidrocentralet, 10.4 te panelet solare, 5.2 përqind te turbinat e erës dhe 0.8 përqind centralet e biogazit.
Prodhimi i energjisë elektrike te turbinat e erës u rrit për 73 përqind, ndërsa te panelet solare për 56 përqind.