Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot solli vendim për mbylljen e Deponisë jo-standarde për mbeturinat në Nikushtak të Likovës.

Mexhiti në vendim sqaron se vendimi është miratuar me qëllim mbrojtjen e mjedisit, jetës dhe shëndetit të qytetarëve, dhe se vendndodhja ekzistuese jo-standarde për heqjen e mbeturinave komunale në fshatin Nikushtak, komuna e Likovës nuk plotëson standardet mjedisore.

Ky vendim është nxjerrë në përputhje me ligjin për administratën shtetërore dhe ligjin për mjedisin, duke respektuar parimin e nivelit të lartë të mbrojtjes dhe parandalimit të pasoja të dëmshme.
Urdhëri hyn në fuqi menjëherë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume