Dy gra nga Somalia humbën jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në brigjet e Francës pasi gomonia me të cilën ato po tentonin të kalonin Kanalin Anglez për të shkuar drejt Mbretërisë së Bashkuar u përmbys.
Autoritet Franceze raportuan se grupet e trafikantëve të qenieve njerëzore kishin vendosur rreth 100 persona në një gomone e cila ishte nisur drejt Britanisë së Madhe.
Roja bregdetare Franceze shpëtoi nga mbytja të paktën 60 persona të cilët po marrin kujdes nga mbrojtja civile.
Një çift me fëmijën e tyre të cilët kishin pësuar hipotermi të moderuar janë dërguar me urgjencë në një Spital të zonës.
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën përgjatë këtij vitit në tentative për të kaluar Kanalin Anglez nëpërmjet varkave te vogla dhe gomoneve.
Më herët përgjatë këtij muaji, tre persona humbën jetën pranë brigjeve të Calais, ndërsa vitin e kaluar numri i viktimave arriti në 50, sipas rojës bregdetare franceze.
Mbi 30 mije emigrante të paligjshëm kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet gomoneve që kalojnë Kanalin anglez përgjatë vitit 2025.
Qeveria britanike po përballet me presion të madh për të frenuar kalimet ilegale te Kanalit.
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, i ka cilësuar kalimet ilegale te kufirit si “krejtësisht të papranueshme”, ndërsa ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka thënë se trafikantët e njerëzve që i organizojnë këto kalime te paligjshme “po shkatërrojnë kufijtë tanë e Mbretërisë së Bashkuar”.