Një ndër momentet më prekëse pas lajmit tragjik për vdekjen e Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka qenë reagimi emocional i G-Banit, mikut dhe ish-konkurrentit të tij në “Big Brother VIP Albania 4”.

Në një videomesazh të publikuar në Instagram, G-Bani, me zërin që i dridhej dhe lot në sy, ka shprehur dhimbjen e thellë që ndjen për humbjen e mikut të tij.

“Sapo mora vesh nga një njeri imi që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.

Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.”

Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, shprehet ai.

Mgid